Trupi gjykues konstaton “padrejtësitë”: Prokuroria nuk i shpalosi me kohë dokumentet shfajësuese

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.02.2023, 16:34

Mbrojtja e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ka arritur “fitoren e parë” ndaj Prokurorisë së Specializuar prej që rasti është transferuar tek Trupi Gjykues. Ky i fundit, ka vendosur në ankesën e ish-presidentit Thaçi në lidhje me materialet shfajësuese. Vendimi specifikon se Prokuroria e Specializuar ka dështuar në zbulimin me kohë të këtyre materialeve shumë të rëndësishme për mbrojtjen.

“Trupi Gjykues KONSTATON se Prokuroria ka dështuar në përputhje të plotë me obligimet e saja sipas rregullës 103 të Rregullores në lidhje me kategoritë e materialit dëshmues të përmendura në paragrafët 15 dhe 23 dhe PRANON pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit”, thuhet në njërin prej paragrafëve të vendimit.

Vendimi i Trupit Gjykues obligon Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të ndërmarrë disa veprime.

Në përpithje me rregullin 110 të Rregullave dhe në ndërlidhje me rëndësinë e respektimit të rreptë dhe në kohë të detyrimeve, Trupi Gjykues obligon Prokurorinë që:

Prokuroria drejtohet t’i trajtojë si prioritete detyrimet e saj për zbulimin si dhe të kërkojë kohë dhe burime në përpjesëtim me rëndësinë e çështjes apo materialit.

Prokuroria drejtohet të miratojë një kuptim të gjerë të zbulimit të saj nga detyrimet sipas rregullit 103, siç është përshkruar më sipër në para.

Çdo kërkesë e Mbrojtjes për të shtyrë dëshminë e dëshmitarëve të Prokurorisë, materiali dëshmues i të cilëve u zbulua ose do të zbulohet në mënyrë të parakohshme, do të merret parasysh nga Paneli ku zbulimi i vonuar i materialit përkatës ka ndikuar dukshëm në aftësinë e Mbrojtjes për t’u përgatitur në mënyrë efektive,raporton lajmi.

Akuzat e mëhershme për “fshehje” dhe “vonim” të materialeve shfajësuese:

Janë një mori intervistash e dokumentesh që mbrojtja e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pretendon se Prokuroria i kishte fshehur e vonuar.

Një prej tyre ishte intervista shfajësuese e ish-shefit të OSBE-së në Kosovë, Daan Everts.

Përveç kësaj, mbrojtja e ish-presidentit Thaçi kishte përmendur edhe një intervistim të bërë nga Prokurori i Specializuar, të ish-kryeministrit, Bujar Bukoshi. Sipas mbrojtjes, ky i fundit kishte dhënë deklarata që për mbrojtjen mund të përdoreshin si dokumente shfajësuese.

Avokati Keohe i Thaçit kishte akuzuar Prokurorinë që ndër të tjera, ajo kishte fshehur edhe një deklaratë shfajësuese të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Ky nuk është incident i izoluar lidhur me atë që ata nuk kanë dorëzuar pasi që është edhe një letër marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i datës 4 maj të vitit 1999 nga Barbara Larkins, asistente e punëve legjislative drejtuar senatorit Michel. Çfarë i thonë një senatori në Senatin e SHBA-së? Nuk ka strukturë politike apo komandë efikase të UÇK-së. Ata i kishin këto komente. A mos e dorëzuan këtë? Jo. Me kënaqësi mund të ju jap një kopje të kësaj letre“, kishte thënë avokati Keohe.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi kishte kërkuar që zbulimi i materialeve shfajësuese të mbikëqyret nga Tribunal apo një person i paanshëm dhe i jashtëm, mirëpo që kjo është refuzuar nga Trupi Gjykues.

“Trupi Gjykues refuzon kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit për emërimin e një recensuesi të jashtëm të procesit të zbulimit të PSP-së si të panevojshme në rrethanat aktuale”, thuhet në vendimin e sotëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit