Djali i Shkurte Fejzës fiton pozitë të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.02.2023, 13:58

Djali i këngëtares Shkurte Fejza, Arbër Behluli, ka fituar një pozitë të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Më 13 janar të këtij viti, Behluli është shpallur kandidat “fitues” nga Komisioni i Vlerësimit për Lëvizje brenda kategorisë, për pozitën: Zyrtar i Lartë për Hulumtim dhe Strategji, shkruan lajmi.

Në dokumentin e publikuar, bëhet e ditur se Beluli ka marrë 68.84 pikë në procedurën e përzgjedhjes.

DOKUMENT: Arbër Behluli është djali i këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore shqiptare, Shkurte Fejza. Kjo e fundit, në disa raste në media ishte paraqitur si person i afërt me partinë në pushtet, Vetëvendosje.

Dyshimet e para për këtë afërsi kishin lindur në vitin 2019. Në një tubim në Tetovë, krahas kryesisë së partisë, në rendin e parë ishte e ulur edhe vet Fejza.

Fejza ishte radhitur krahas shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufcës. Të pranishëm aty ishin edhe krerët e tjerë të partisë, përfshirë Albin Kurtin.

Autorja e këngës ikonë “Mora Fjalë” edhe më herët kishte shpërfaqur pakënaqësinë e saj me ish-pushtetet. Në një emision në mediat e Shqipërisë, Fejza madje akuzonte ashpër lidershipin e atëhershëm, duke thënë se ata janë “djemtë më të këqinj” që i ka vendi, e të cilët gjenden në elitën e Kosovës.

“Pak më herët ka qenë një hap shumë i dhimbshëm, demarkacioni me Malin e Zi ka qenë shumë i papranueshëm nga populli. Nuk e kuptoj, më vjen keq por nuk di. Kosova ka patur një fat të keq në udhëheqësi, sidomos pas luftës. Para luftës ka qenë regjimi serb, pastaj shkoi si shkoi, mirëpo pas luftës, unë mund ta them kështu : Djemtë më të këqinj që i ka vendi janë në elitën e Kosovës. Më vjen shumë keq që po e them, por në bazë të asaj që po zhvillohen gjërat, në bazë të asaj që asnjëherë qytetari i Kosovës nuk është i kënaqur me asnjë veprim të vetëm që bëhet atje. Sikur nuk e ndien në Kosovë, që njeriu duhet ta ndiejë vendin e vet dhe të marrë hapin , që të është dhënë ty përgjegjësia me votën e këtyre të shkretëve. Me pas një barrë në shpinë, sepse nuk mund të luash dhe të bësh çfarë të vjen ty më për së mbari, apo çfarë do të përfitosh personalisht”, shprehej Fejza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit