Tërmet 9.2 ballë në Japoni dhe nuk lëvizi asnjë tullë, në Turqi e Shqipëri u shkrumbuan ndërtesat

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.02.2023, 11:52

Vetëm para pak ditësh Turqia u zgjua në një gjendje të tmerrshme, si të kishte ndodhur në luftë e përgjakshme. Në fakt nuk ishte e tillë, por në rajon jugor I saj, duke përfshirë edhe një sipërfaqe të Sirisë së veriut, u trondit nga një tërmet i frikshëm me mangitudë prej 7.6 ballësh.

Deri më tani bilanci tragjik i viktimave është 9600, por kërkimet vazhdojnë dhe fatkeqësisht ky numër pritet të rritet akoma më shumë. Megjithëse me përmasa më të vogla edhe për shkak të dendurisë së popullsisë, një tërmet “vrastar” ndodhi edhe në Shqipëri më 26 nëntor të vitit 2019.

Magnituda e tij ishte 6.4 ballë dhe shkaktoi vdekjen e 51 personave në Durrës dhe zonat përreth, ku Thumana ishte më e prekura, për shkak se shumë pranë saj ndodhej epiqendra e lëkundjeve. Këto dy ngjarje tregojnë qartë mungesën e infrastrukturës për të përballuar tërmete të tilla në të dyja vendet.

@tanjurtasim #deprem #japonyadeprem #earthquake #Erdbeben #fyp #doğalfelaketler ♬ orijinal ses – TanjuR TsM

E gjithë kjo ka ndodhur duke qenë koshientë se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende, që përballen shpesh me lëkundje të pllakave tektonike, por gjatë viteve nuk ka pasur asnjë zhvillim për të minimizuar dëmet e tërmeteve të tilla. Të kundërtën ka bërë Japonia, që gjithashtu është një vend, që përballet shpesh me tërmete.

@teo_official_1 11/3/2011 #japan #earthquake #2011 #scary ♬ original sound – just a user called Teo

Së fundmi në Japoni është shpërndarë videoja e një tërmeti të frikshëm me magnitudë prej 9.2 ballësh, shumë më të lartë se dy tërmetet në Shqipëri dhe Turqi, ku shohim ndërtesa gjigante, që nuk duan t’ia dinë për lëkundje të tilla dhe nuk pësojnë asnjë dëmtim, ndryshe nga ç’ndodhi në Shqipëri, ku struktura gjigante u shkrumbuan dhe zunë njerëzit nën rrënoja.

Diferenca mes këtyre tri vendeve është në mënyrën sesi qeveritë mendojnë për jetën e popullit të tyre. Japonezët kanë vendosur të shpenzojnë miliarda euro për të shpikur teknologji ndërtimi për të shmangur tragjeditë dhe ja kanë dalë, pasi tashmë nuk duan t’ia dinë për tërmete.

Shqipërisë dhe Turqisë nuk u duhet të shpikin asgjë, por thjesht të huazojnë sistemet anti-sizmike të Japonisë në momentin kur ndërtohen struktura të reja, por as kjo nuk po ndodh sot e kësaj dite. Shqiptarët vazhdojnë të jenë në mëshirë të fatit dhe të tmerrohen ende kur dëgjojnë fjalën tërmet.

Arsyeja është e thjeshtë. Ata vazhdojnë të mos jenë të përgatitur për dukuri të tilla dhe qeverisë sonë nuk është se i intereson shumë kjo pjesë, pasi edhe banesat që i ndërtoi vetë pas tërmetit për ata që mbetën në qiell të hapur, i ka ndërtuar pa planin për tu mbrojtur ndaj lëkundjeve të tokës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit