Paralajmërohet shtrejntimi i rrymës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.02.2023, 20:26

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka shqyrtuar Planin e Përformancës për vitin 2023 e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), me ç’rast u paralajmërua shqyrtim i jashtëzakonshëm i tarifave të energjisë elektrike.

Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave, por nuk dha shifra të sakta se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike.

Për këtë u ankua deputeti i VV-së, Armend Muja, i cili tha se nuk ka shpjegim të planit konkret në Planin e Performancës për vitin 2023.

“Nuk ka shpjegim të planit konkret. Ju vazhdimisht po thirreni në të kaluarën, por nuk po tregoni se ku filloni, cilat janë objektivat, kur do të nisin. Cila është kosto, cilat janë shpenzimet, humbjet dhe përfitimet”, ka pyetur ai.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së Ymer Zejnullahu, tha se ende nuk kanë shifra të sakta, por se ZRrE-ja e ka dhënë kontributin e vet për strategjinë e energjisë.

Ai tha se prioritete gjatë këtij viti janë rritja e konkurrencës në sektorin e energjisë dhe tregu i përbashkët me Shqipërinë.

“Ne e kemi dhënë kontributin tonë për strategjinë e energjisë. ZRrE në kuadër të këtij procesi vitin e kaluar ka ndryshuar dy rregulla; që të shkurtohen afatet për investime për burimet e ripërtërishme dhe faturat kanë qenë si një prej synimeve tona, këtë vit presim me finalizua një program”.

“Te siguria kibernetike kemi zhvilluar një strategji që lidhet me projekte kibernetike. Ne kemi kërkuar që në raportet e ZRrE-së të jenë të gjitha të dhënat në raport dhe të publikohen ne ueb faqe”, tha ai.

Gjatë diskutimeve në këtë komision pati edhe një përplasje në mes deputetes Mimoza Kusari-Lila dhe kryetarit të Bordit të ZRrE-së Ymer Zejnullahu.

Deputetja Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar llogari nga ZRrE për gjendjen financiare në sektorin e energjisë dhe se a kanë dërguar letra për borxhet nga KEDS dhe KOSKO.

“Një prej problemeve kryesore sot është gjendja financiare e energjisë. Aktualisht a mundeni me na tregu se si është gjendja financiare në sektorin e energjisë. Ku janë letrat e juaja, çka keni bërë ju si rregullator dhe cila është gjendja financiare e rregullatorit. Çka keni ndërmarr për borxhet”, pyeti ajo.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së Ymer Zejnullahu tregoi se kanë dërguar disa herë letra për borxhet.

Ai po ashtu u ankua për mungesën e një objekti për këtë institucion dhe se nuk kanë mundur që të bëjnë investime në objekte të huaja.

Edhe deputeti Pal Lekaj pati kritika sa i përket planit të përformancës të ZRrE-së.

Ai u shpreh se me rritjen e energjisë do të dëmtohen edhe më shumë qytetarët.

“Sa i përket planit të përformancës është një përshkrim i asaj që dëshironi të realizoni. Ky nuk është i saktë. Në asnjë rresht nuk e keni shkruar se cilat janë obligimet, sa është kostoja. Nëse e keni për konsumatorët, a nuk dëmtohen ata sidomos në stinë e dimrit. Riparimet në dimër bëhen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, dhe jo që gjatë dimrit të ketë riparime e konsumatorët të jenë deri në 8 orë pa rrymë,raporton EO.Nëse shkoni të rritja e energjisë nuk e di se si do tja dalin qytetarët tanë”, ka thënë Lekaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit