Xhemajl Sekiraqa dhe bashkëshortja u munduan të gënjejnë publikun, Gjykata merr vendim për të kërkuarin ndërkombëtarisht

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.02.2023, 12:13

Si shkak i një urdhërarresti ndërkombëtarë, katër ditë më parë Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë nga ku është arrestuar një person i dyshimtë. I arrestuar në këtë rast është Xhemajl Xhimi Sekiraça, i njohur në publik edhe si bashkëshorti i këngëtares Arta Bajrami.

I njëjti ishte në kërkim prej shumë kohësh, për shkak të dyshimeve për veprën penale “Grabitje”.

Në lidhje me këtë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit.

Madje nga kjo Prokurori është theksuar se pas ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të dyshuarit është kërkuar edhe caktimi i masës së paraburgimit.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fillimisht është ndaluar personi në fjalë në kohëzgjatje prej 48 orësh, i cili ka pasur urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të veprës penale “Grabitja”,u tha në përgjigjen e dhënë nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ulaj po ashtu tha se “për të njëjtin është kërkuar masa e paraburgimit në Gjykatën kompetente”.

Të kontaktuar nga lajmi.net, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se kanë pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit- të kërkuarit për ekstradim Xhemajl Sekiraqa.

Po ashtu nga Zyra për Informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të pandehurit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit – të kërkuarit për ekstradim Xhemajl Sekiraqës”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh, drejtuar Gjykatës së Apelit”,u tha në përgjigjen e gjykatës.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës ditë më parë kanë bërë të ditur se në kuadër të një operacioni operativ të realizuar në Prishtinë, saktësisht në rrugën “UÇK”, është arritur të arrestohet i dyshuari me urdhër arrest ndërkombëtarë.

“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim. Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar; -Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ishte theksuar në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Duke u munduar që të ndryshojnë faktin e arrestimit të tij, bashkëshortja Arta Bajrami, por edhe vetë i dyshuari kanë publikuar fotografi nga shtëpia kinse i njëjti nuk ka të bëjë me këtë rast.

Madje të dy kanë kundërshtuar faktin se i njëjti ishte i dyshuar në kërkim, e që është arritur të arrestohet nga Policia e Kosovës.

“Nëse ekziston mundësia të më lini rehat në jetën time, mos t’ma cenoni privatësinë, unë jam njeri familjar, jam baba i tre fëmijëve dhe dua të ruaj privatësinë time. Kështu që krejt çka kam kërkuar është t’më lini rehat me fantazitë e rrenat që i dëgjoni në kafe, përndryshe detyrohem të ndjek rrugët ligjore kundër mediave që shpërndajnë dezinformata, thashetheme për klikime, për interesa të tyre. Për rastin që është bërë bujë në media, unë nuk kam lidhje fare, është dezinformatë”, ka thënë Xhemajl Sekiraqa.

Ai ka thënë se nuk është hera e parë që në media është raportuar rreth burgosjes së tij, derisa ka thënë se nëse vazhdohet kështu, do të padis personalisht mediat të cilat raportojnë “dezinformata” rreth tij dhe jetës së tij.

“Kohë kualitative me familjen. Bashkë dhe të lumtur! Data: 05.02.2023”,shkroi edhe vetë këngëtarja Arta Bajrami.

Duhet përkujtuar që në aludimet e para të bëra në lidhje me këtë rast, theksohej se i njëjti dyshohet për grabitje të gjërave tejet të shtrenjta e si pasojë ishte edhe në kërkim të vazhdueshëm nga autoritetet e hetuesisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit