Tërmeti në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë ka lënë pas të vdekur edhe çiftin e volejbollistëve Çakır në Turqi. 27- vjeçarja Betül Çoban Çakır dhe bashkëshorti i saj volejbollist Bedrettin Çakır në Kahramanmaraş mësohet se kanë humbur jetën nën rrënojat që la tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore të hënën ishte tërmeti më i fuqishëm i qarkut në më shumë se 80 vjet.
Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur.Si pasojë e motit të ftohtë, puna e shpëtimtarëve bëhet edhe më e vështirë, ndërsa punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar, mijëra të tjerë kërkojnë strehim pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan ose u dëmtuan shumë keq për të qenë të sigurt.
Burra, gra, pleq dhe madje edhe fëmijë të vegjël kërkojnë një vend ku të ngrohen nga i ftohti. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali tek Sheshi Skënderbej
I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
Qytetari nga Kavaja
Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
I riu zemërgjerë
Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
Djali që ndihmoi të moshuarin
Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
Greis dhe Rakel
Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.