Rrok Gjokës i ngrin rruga e Arbrit, firma nuk dërgon mjete për të pastruar akullin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.02.2023, 12:44

Më 29 Nëntor 2021 u hap me bujë nga kryeministri i propagandave Edi Rama, segmenti i rrugës së “Arbrit”, e cila ndonëse nuk ishte ende gati që qytetarët ta përdornin, Rama e vuri në funksion të tyre duke u rrezikuar edhe jetën, sidomos në këto ditë ku Dibra është e përfshirë nga temperatura të ulëta.

I ftohti ka sjellë probleme në disa akse, ndërsa është bllokuar sërish rruga e Arbrit. Kontrata me koncesionarin ka kushtuar mbi 40 Miliard Lekë, por edhe pse janë dhënë një shumë kaq e madhe parash rruga jo vetëm që nuk ka përfunduar e tëra, por nuk po mirëmbahet siç duhet nga kompania e Rrok Gjokës.

Bëhet e ditur se rruga është e mbuluar nga ngrica, por kompania “Gjoka” duket se nuk ka ndërmend që të bëjë përpjekje për sigurinë e saj, pasi nuk punon asnjë borëpastruese apo mjet i kompanisë për të pastruar akullin. Në Bulqizë dhe Peshkopi, temperaturat shkojnë deri në -12° në qytet ndërsa në zonat malore termometri ka rënë në -17°.

Situata problematike në rrugën e Arbrit, është për shkak se borëpastrueset e kompanisë nuk kanë derdhur kripë në rrugë për të mos u krijuar ngrica, përkundër raportohet se akulli në segment është kthyer në problem për drejtuesit e mjeteve.

Prezencë të akullit ka pasur në segmentin nga Fushë Bulqiza deri tek Pishat e Bulqizës, ku duhet të reduktohet shpejtësia, ndërsa autoritetet u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimrit, teksa aksi Peshkopi -Kukës nuk ka borë në rrugë por ka segmente ku ka prezencë akulli në mëngjes dhe shoferët duhet të jenë të kujdesshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit