Vazhdon shitja e qeseve të plastikës, ligji nuk hyn në fuqi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.02.2023, 09:01

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos paguajnë për qeset e plastikës. Ministria e Ambientit kishte paralajmëruar se një vendim i tillë do të hynte në fuqi në fillim të këtij viti, por ky udhëzim administrativ është shtyrë për plotësim. Ekspertë të ambientit thonë se një milion kilogram qese apo thasë plastike shiten në tregun e Kosovës.

Ndonëse Ministria e Mjedisit, kishte paralajmëruar se nga janari i vitit 2023, qytetarët e Kosovës do të paguajnë për qeset plastike, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Në një përgjigje dhënë Radio Kosovës, nga kjo ministri thonë se në dhjetor të vitit që lëmë pas, ka përfunduar Udhëzimi Administrativ për Ambalazh dhe Mbeturinat e Ambalazhit, mirëpo është shtyre për miratim.

“Ky Udhëzim Administrativ, nuk rregullon vetëm çështjen e qeseve të plastikës por edhe sistemin e rimbursimit të depozitave për shishet (qelq, kanaqe dhe plastikë) dhe tek kjo pjesë jemi duke i plotësuar disa çështje për rregullimin e këtij sistemi, prandaj jemi detyruar që ta shtyjmë miratimin e këtij udhëzimi, deri sa të rregullojmë këtë pjesë. Me ndryshimet e bëra udhëzimi administrativ duhet edhe njëherë të dal në diskutim publik e pastaj të shkoj në mbledhje të qeverisë për miratim”, thuhet në përgjigjen më shkrim nga Ministria e Mjedisit.

Këtë iniciativë të ministrisë po e përkrahin edhe organizatat të cilat merren me ambientin. Adnan Elshani, ekspert për ambient në “Environment Hub”, tha se dëmi që shkaktojnë qeset e plastikes është i shumëfishtë dhe nuk ka arsye që ato më të ekzistojnë në treg.

“Vërehet një rritje simbolike e vetëdijes së qytetarëve në bazë të raportit të mjedisit të 2021 që ka një rënie të përdorimit të tyre në 10%. Mirëpo prapë 1 milion kilogram qese apo thasë plastike shiten në tregun e Kosovës. Duhet sa më shpejt të dilet me procedura e të ndalohen rreptësisht”, tha Elshani.

E një shitës në një market në Prishtinë, tha se me dëshirë do t’i shiste këto qese për arsye të ndryshme. Por ende ai vazhdon t’i japë falas.

“Ende nuk kemi filluar t’i shesim por posa të shohim se është marrë vendim nga kompetentët, do të fillojmë të bëjmë shitjen e tyre”.

Qeset e plastikes në shumicën e shteteve evropiane janë me pagesë ose janë jashtë përdorimit. Po ashtu, nga 1 qershori, përdorimi i qeseve plastike edhe në Shqipëri është bërë me pagesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit