Vila në Kombinat rrezikon shembjen pas dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019, banorët të frikësuar për jetën e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.02.2023, 22:29

Tërmeti i fuqishëm i Turqisë ka tronditur gjithë botën pasi pasojat janë katastrofike. Një ngjarje e tillë ka tronditur edhe shqiptarët të cilët kanë ende të freskët tmerrin e tërmetit të vitit 2019 ku dhjetëra njerëz humbën jetën ndërsa shumë ndërtesa u shembën.

Asokohe shumë ndërtesa pësuan goditje të forta por nuk u shembën plotësisht. Edhe në Tiranë, në zonën e Kombinatit edhe sot në vitin 2023 ka ende ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i 2019 që vazhdojnë të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Duke folur për JOQ ALBANIA, banorët pranë “Pallateve Çabej” treguan se çdo ditë jetojnë me frikë pasi një vilë katërkatëshe e dëmtuar nga tërmeti rrezikon shembjen nga momenti në moment. Ata thonë se kjo vilë duhej të ishte shembur kohë më parë, por autoritetet pavarësisht kërkesave të qytetarëve po e shtyjnë si proces pasi kanë punë të tjera.

Banorët thonë se kolonat e vilës janë të dëmtuara dhe ata jetojnë me frikë se kur dhe si mund të shembet kjo vilë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit