Flet gazetari shqiptar nga Turqia: Në zonën që ra tërmeti ka armë nukleare, është bazë e NATO-s

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.02.2023, 22:02

Abdylvehab Ejupi, është një nga gazetarët e pakët shqiptar në Turqi. Ai punon për televizionin turk 'TRT', nga ku ka treguar gjëndjen alarmante që po përjeton vendi pas tërmeteve të fuqishme. Mbi 12 milionë banorë sipas gazetari janë duke qendruar në qiell të hapur për shkak të shembjes ose dëmtimit të banesës.

Epiqendra e tërmetit, sipas Ejuqit, është në një qytet me ndërtime të vjetra dhe jo shumë cilësore. Sipas tij, kjo mendohet të jetë edhe arsyeja se përse shumë ndërtesa janë shembur, ndërsa ndërtimet e reja kanë qendruar në këmbë. Ekipet e kërkim-shpëtimit sipas gazetarit shqiptar po punojnë papushim, ndonëse shancet për të mbijetuarit bëhen edhe më të vështira.

“Çdokush ka një familjar nën rrënoja.Çdo sekondë e kaluar ul shpresën për të mbijetuar. Pamjet janë si të filmave post apokaliptik, fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që njerëzit në Turqi ndjejnë. Është zona më pak e zhvilluar. Vetëm 15 vitet e fundit ka filluar të zhvillohet.

Të gjitha operacionet ushtarake edhe në Irak, edhe në Siri, janë zhvilluar nga ajo zonë. Aty është baza e NATO-s. është zonë shumë e ndjeshme edhe në aspektin atomik, aty ka armë nukleare. Përveç faktorik sizmik, është dhe ai gjeopolitik që ka ndikuar” – tha gazetari në një intervistë për "Top Story"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit