Vdekja e punëtorit që ra nga objekti ku punonte në Shkabaj: Arrestohet pronari i kompanisë, ky është identiteti i tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.02.2023, 20:57

Pas më shumë se një muaji nga vdekja e një punëtori të ndërtimtarisë, i cili u rrëzua nga një lartësi prej 9 metrash nga objekti ku po punonte në fshatin Shkabaj të Obiliqit, është arrestuar pronari i kompanisë.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Enver Ramën, 53-vjeçar, i cili si pronar i kompanisë do të hetohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,sinjali mëson se gjatë procesit të hetimit jamë ngritur dyshimet për kushtet në të cilat ka punuar punëtori i ndjerë, Imli Hakiqi, që mund të kenë shkaktuar vdekjen e tij.

Rasti ishte hapur fillimisht si “Vdekje e dyshimtë”, por pas mbledhjes së informacioneve dhe provave të tjera është zgjeruar pista e hetimeve.

Pronari i dyshuar i kompanisë që mërret me ndërtimari është intervistuar si i dyshuar dhe pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë.

Përveç tij, kanë nisur hetimet edhe ndaj dy personave të dyshuar për kallëzim të rremë.

Vepra për të cilën dyshohet Rama është e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, që parasheh burgim deri në 12 vjet.

“Kushdo që është përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës dhe i cili nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk i mirëmban ato në gjendje të rregullt për punë, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme apo nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këtë rrezikon jetën e njerëzve ose shkakton dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Nëse vepra penale rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit