Itali/ Shkatërrohet organizata e trafikut të kokainës, që furnizonte edhe Shqipërinë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.02.2023, 19:14

Katër persona janë arrestuar nga policia italiane, asnjëri prej tyre shqiptar, pasi akuzohen për trafik droge.

Hetimet janë iniciuar nga Prokuroria Publike e Brindisit, pasi të dhëna të rëbdësishme dolën nga deklarimet e një bashkëpunëtori të drejtësisë, në lidhje me episodet e fajdeve dhe shpërndarjes së drogës në Brindizi.

Organizata që synonte trafikun e drogës, drejtohej nga dy vëllezër, që ishin nga rrethi Tuturano i Brindisit.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur sekuestrimi i 3.5 kg kokainë, 2 armëve të gjahu, si dhe zbulimi dhe sekuestrimi i një shume të madhe parash.

Aktiviteti ka shërbyer gjithashtu për:

– forcimin e lidhjeve të dy italianëve me personalitete të shquara dhe përfaqësues të zonës së lokaliteteve të ndryshme në provincën e Brindisit dhe Leçes;

– gjurmimi i subjekteve që besohet se janë të afërt me dy promotorët e dyshuar të shoqatës, të cilët dyshohet se i kanë ndihmuar ata në tregtimin e drogës, në veçanti, babai i të dyve, që ndoshta konsiderohet si kujdestar i parave të gatshme, të ardhura nga veprimtaria e dyqanit dhe subjekteve të tjera të dyshuara si korrierë dhe ruajtës të lëndës narkotike për llogari të të dyve.

Ata e transportonin drogën edhe në Shqipëri duke përdorur drejtuesit e autobusëve. Nga ana tjetër mediat italiane raportojnë se dërgimi i drogës te dy vëllezërit bëhej në një zonë të pashfrytëzuar, me kamionë nga jashtë, të cilët më pas do ta shisnin në tregun e Brindisit dhe Leçes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit