Maqedonia e Veriut nuk do të mbetet vetëm me fjalë, por do t’i dërgojë ndihmë konkrete Turqisë, njoftoi sot presidenti Stavo Pendarovski në lidhje me tërmetin që e goditi këtë vend dhe në të cilin ka një numër të madh të vdekurve dhe të lënduarve.
Siç tha Pendarovski pas takimit të sotëm me kolegen e tij hungareze Katalin Novak, një tjetër tërmet ka ndodhur në Turqi.
“Shprehim ngushëllimet tona për tërmetin në Turqi. Morëm informacion se ka pasur një tërmet të dytë, shumë viktima dhe shkatërrime të tmerrshme. Dua edhe një herë të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë të prekurit dhe të njoftoj se Qeveria e Maqedonisë dhe ne si shtet nuk do të qëndrojmë vetëm me fjalë, por do të japim ndihmë konkrete. Këtë vit duhet të shënojmë gjashtë dekada nga tërmeti katastrofal i Shkupit dhe e dimë shumë mirë se si është kur disa kombe dhe vende gjenden në një situatë të ngjashme. Mendimet tona janë me popullin turk dhe qytetarët turq, mbi të gjitha me ata që humbën më të dashurit e tyre”, tha Pendarovski.
Petrovska: Armata e Maqedonisë së veriut e gatshme që të ofrojë përkrahje për popullin turk
I shpreh ngushllime të thella popullit turk dhe aleatëve tanë nga Turqia, por edhe gatishmëri për ndihmë në këto momente të vështira për miqtë tanë, ka shkruar ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka në profilin e saj në Fejsbuk.
“Armata e Maqedonisë është e gatshme të ofrojë ndihmë në përpjekje në ballafaqimin me pasojat nga katastrofa e tmerrshme dhe shpëtim të sa më shumë jetëve të njerëzve”, publikoi Petrovska në Fejsbuk.
Ajo shtoi se populli i ynë e din se çka do të thotë solidariteti dhe dora e shtrirë në momente të vështira kur kemi nevojë më së shumti për të.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali tek Sheshi Skënderbej
I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
Qytetari nga Kavaja
Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
I riu zemërgjerë
Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
Djali që ndihmoi të moshuarin
Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
Greis dhe Rakel
Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.