Tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri/ Ish-portieri Demirel me lot në sy: Na ndihmoni për hir të Allahut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.02.2023, 11:58

Një tërmet i fuqishëm dhe shkatërrues goditi sot Turqinë dhe Sirinë rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë duke lënë pas mijëra viktima e të plagosur në të dyja vendet. Nga lëkundjet e tokës, janë shënuar mbi 1300 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë trajneri aktual i klubit turk Hatayspor, Volkan Demirel, një legjendë e portës së Turqisë dhe klubit Fenerbahce, mes lotëve dhe zërit që i dridhej, ka kërkuar ndihmë në një video live në rrjetin e tij social.

“Të gjithë janë të mjerë këtu. Të gjithë po vdesin në Hataj. Ju lutem dërgoni ambulancë, ndihmoni këtu. Kushtet janë shumë të këqija. Ndihmoni, nuk mund t’i arrijmë njerëzit. Nuk mund të bëjmë shumë vetë. Dua që t’i dërgoni të gjitha nëse është e mundur. Ju lutemi ndihmoni për hir të Allahut”, është shprehur i dëshpëruar ish-portieri i Fenerbahce.

Edhe Zeynep Demirel, bashkëshortja e Volkan Demirel, ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale një mesazh.

“Miq, jemi në Hatay dhe jemi mirë familjarisht. Nuk mund t’i kthej telefonatat dhe mesazhet një nga një, dijeni që jemi mirë”, tha ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit