Mehaj pas tërmetit në Turqi: Shprehim gatishmërinë tonë të plotë me të gjitha kapacitet tona profesionale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.02.2023, 08:57

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar në rrjetin e tij Facebook pas tërmetit të fuqishëm në Turqi.

Mehaj, shkroi se të gjithë janë zgjuar më këtë lajm tronditës dhe se shprehin gatishmëri të plotë që të ofrojnë ndihmë më të gjitha kapacitetet në kërkim-shpëtim të zonave të prekura nga tërmeti i këtij mëngjesi. Reagimi i plotë:

Sot u zgjuam me lajmin tronditës së në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit.

Në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta.

Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!

Postimi i plotë:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit