Mbushnin Evropën me kokainë dhe heroinë/ Shkatërrohet grupi kriminal në Rumani, një shqiptar në krye

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.02.2023, 21:06

Një grup trafikantësh i përbërë nga gjashtë rumunë dhe dy shqiptarë që furnizonin tregun e Bukureshtit, Rumani me drogë është kapur nga policia.

Tetë personat e dërguar në gjykatë akuzohen se kanë dërguar në Rumani ngarkesa prej 12 kilogramësh kokainë dhe heroinë. Ngarkesa ishte fshehur në pjesën e brendshme të makinës. Të dyshuarit për të mos u kapur duke lëvizur drogën i kishin regjistruar në emra të të moshuarve makinat për të krijuar përshtypjen se ishin turistë.

Kreu i grupit është një shqiptar, thotë policia, i cili kishte lidhje në disa shtete evropiane, përfshirë Belgjikë dhe Holandë. Përmes porteve të Detit të Veriut, shqiptari fuste kokainë dhe heroinë, e cila më pas shitej në tregun e zi në Itali, Spanjë dhe Rumani. Zyrtarët thanë:

Një transport i vetëm sillte rreth 10-12 kg në territorin e Rumanisë, veçanërisht për Bukureshtin por edhe për qarkun Ilfov. Ata blinin automjete që shumë rrallë i regjistronin në emrin e tyre, zakonisht në emër të njerëzve të tjerë. Ndërronin pronarin një herë në dy-tre muaj për të humbur gjurmët e policisë kufitare, madje duke ndryshuar edhe ngjyrën e makinave. Lëndët e ndaluara vendoseshin në kroskotin e makinës, në tavan, nën sedilje, në dysheme ose në zonën e frenave të dorës. Krerët e rrjetit udhëtonin me avion, ndërsa makinat drejtoheshin nga bashkëpunëtorë. Përveç paketave të drogës ishte edhe mundësia e sjelljes së parave. Një kilogram i vetëm droge kushtonte më shumë se 100 mijë euro në tregun e zi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit