Shpëtuan mrekullisht/ Makina në Pogradec ra nga 5 metra lartësi, në të udhëtonin 6 persona

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 05.02.2023, 15:49

Gjashtë antarët e dy familjeve që udhetonin në një të njejtën makinë kanë shpëtuar mrekullisht nga një aksident i ndodhur në Pogradec. Ata ishin duke udhëtuar në aksin rrugor Trebinjë-Vërdovë, ku në vendin e quajtur "Varrezat e Grekut", një mjet tip Honda ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve të policisë, makina ka rënë në një distancë prej 5 metrash përshkak të rrugës me dëborë.

Në të udhëtonin 4 persona të rritur dhe 2 fëmijë, ku fatmirësisht ka pasur vetëm lëndime fizike. Dy prej të plagosurve madje janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Pjestarët e 2 familjeve kishin qenë për fundjvë pranë familjeve të tyre në fshatin Pleshisht dhe po ktheheshin sëbashku drejt Tiranës ku edhe banojnë. Policia bën me dije se shkak i aksidentit mund të jetë bërë prania e akullit në këtë segment rrugor duke sjellë humbjen e kontrollit në një kthesë dhe për pasojë mjeti pasi ka kryer disa kryer disa rrokullisje.

Siç shihet edhe në foto, makina sa nuk është shtypur nga goditjet që ka pësuar nga rrëzimi prej distancës afro 5 metra. Ky aks rrugor në periudha të ndryshme është bërë shkak aksidentesh në veçanti në periudhën e dimrit edhe për faktin sepse rruga ka lartësi dhe pjerrtësi të madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit