Policia shpëtoi çiftin nga Shkupi që ishte bllokuar në borë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.02.2023, 13:42

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në Krushevë kanë shpëtuar një çift nga Shkupi të cilët kishin ngecur në borë me veturën e tyre “Dacia”.

MPB bën të ditur se pas evakuimit të çiftit është larguar edhe makina e bllokuar.

“Më datë 04.02.2023 në ora 16:23 në SPB-Manastir, K.R.(22) nga Shkupi ka kërkuar ndihmë pasi bashkë me bashkëshorten e tij kishin ngecur në borë në rrugë nga monumenti “Sliva” deri te liqeni i Krushevës, me veturë pasagjerësh “Dacia” me targa të Shkupit. Policët e Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Krushevë kanë kryer kontrolle në terren dhe në ora 16:35 në vendin e quajtur “Tushot” personat janë konstatuar në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa automjeti është larguar”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit