Banorja në Astir për fqinjin: Ka marrë mace dhe nuk di të kujdeset, e ka lënë në të ftohtë tek ballkoni

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.02.2023, 09:43

Kafshët shtëpiake janë miqtë më të mirë. Pas një ditë të lodhshme, ata që kanë miq katër putrosh e ndjejnë se sa kënaqësi të falin kafshët shtëpiake. Sikur ata i japin njeriut dashuri dhe njeriu në momentin që zgjedhë të mbajë në shtëpi një kafshë shtëpiake, duhet t’i përkushtohet në maksimum. Mirëpo në një familje në Astir e cila mban në shtëpi një mace nuk ndodh një gjë e tillë. Themi këtë pasi një qytetare, fqinje e familjes në Astir, shkruan për JOQ Albania se e kanë lënë macen gjatë gjithë ditës e natës jashtë në ballkon, ndonëse këto ditë në Tiranë temperaturat kanë qenë shumë të ulëta. Banorja në Astir thotë se macja është përpjekur të hidhet nga ballkoni, duke shtuar se ka njerëz të shëmtuar në shpirt që marrin kafshë shtëpiake dhe nuk dinë të kujdesen për to.

Qytetari:

Pershendetje Ne astir tek nje pallat kane lene nje mace ne ballkon jashte gjithe diten e shkrta jasht ne te ftohte dhe peroiqet te hidhet nga ballkoni po nk hidhet dot. Keta njerez te shemtuar ne shpirt marrin edhe kafshe shtepiake edhe nk din te kujdesen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit