6-vjeçari i merr telefonin babait për lojëra, porosit 1000 $ ushqim për në shtëpi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.02.2023, 01:35

Një burrë nga Michigan, SHBA ka ngelur pa fjalë kur ka zbuluar se djali i tij gjashtëvjeçar porositi 1000 dollarë ushqime në telefon.

Keith Stonehouse tha se ushqimi mbërriti shumë shpejt në shtëpinë e tij në zonën e Detroitit të shtunën mbrëma pasi ai e la djalin e tij, Mason, të përdorte celularin e tij për të luajtur një lojë para gjumit. Ai tha se djali në vend të kësaj përdori llogarinë e babait për të porositur ushqim nga shumë restorante.

Keith Stonehouse tha se ai ishte vetëm me djalin e tij ndërsa gruaja e tij ishte në kinema kur Mason porositi karkaleca, sallata, shawarma dhe sanduiçe pita pule, patate të skuqura dhe ushqime të tjera nga aplikacioni në telefon në Chesterfield Township.

Stonehouse tha se ai filloi ta kuptonte se çfarë po ndodhte kur pa që porositë po vinin me radhë në shtëpinë e tij. Ata u detyronin të ftonin miq në shtëpi për të ngrënë ushqimin që 6-vjeçari kishte porositur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit