Alda Klosi drejtoreshë e Arben Ahmetaj, ekspertët: Në administratë nuk ka asnjë gjurmë për CV-në e saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.02.2023, 22:12

Mbrëmjen e kaluar u arrestua Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj pasi ndaj saj rëndojnë 3 akuza, ajo e ”pastrimit të parave”, “mosdeklarimi i pasurisë” dhe deklarim i rremë para policisë”.

Klosi është emëruar në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave ndërsa rritjen në detyrë e ka vazhduar me kalimin e viteve.

Pavarësisht kësaj “karriere” ekspertët dhe gazetarët thonë në administratën publike nuk ka asnjë gjurmë të CV-së së Alda Klosit në administratën publike.

Gazetari Aleksandër Çipa thotë:

Pritshmëria publike për të pasur një administratë pa korrupsion, pa abuzime dhe për të mos e konsideruar pilotimin në një post të lartë zyrtar apo në nivele të tjera të administratës publike, thjesht si një post për përfitime financiare, për abuzime apo për disekuilibër financiar me statusin e nënpunësisë masive të vendit janë arsyet thelbësore.

Ndërkohë që eksperti kriminalistik Dritan Rexhepi hodhi dyshime dhe mbi mënyrën e punësimit të Alda Klosit, teksa tha se ka një terr informativ në lidhje me CV e kësaj ish-zyrtareje të lartë.

Nëse flasim gjithmonë për këtë zyrtaren, në gjykimin tim duhen konrolluar të gjitha procedurat publike dhe tenderimet që ajo ka marrë pjesë. Është shumë kollaj të hetosh nëse do të shkosh tek e vërteta. Mund të gjesh probleme tek ato proceduara dhe më pas situata mund të zgjerohet edhe te personat e tjerë. E vështirë të gjendet nëj CV për të. Pse gjithë ky terr informative?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit