“I rri sahati 12″/ Një i moshuar vdes nga i ftohti në Pogradec, Rama nis pushimet në Bogë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 04.02.2023, 18:25

Lytfi Pilingji, 70-vjeçari nga Pogradeci që humbi jetën nga i ftohti, nuk e kishte dimrin e parë që kalonte jashtë. Ai ishte i pastrehë prej vitesh dhe trajtohej nga pushteti vendor dhe qendror si një 'kafshë endacake', pa i ofruar askush një mbështetje të mundshme për ta sistemuar në një qendër sociale apo azil. I ftohti i mori jetën 70-vjeçarit, por për kreun e qeverisë është një kohë perfekte për të nisur pushiemt dimërore.

Së bashku me familjen, Edi Rama ka pozuar nga Boga e mbushur me deborë. Para pak se të mbërrinte me pushime, u kjudes të njoftojë drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes me ngricat në rrugë, si të ishte një meterolog. Rama nuk tha asnjë fjalë për Lytfi Pilingji. Nuk tha asnjë fjalë dhe për qindra familje që këtë dimër do ta kalojnë pa ngrohje.

Ndoshta nuk është faji i drejtpërdrejtë i Ramës që 70-vjeçari në Pogradec humbi jetën apo se dhjetra familje janë pa ngrohje, pro është përgjegjësia e tij e drejtpërdrejt si kreu i qeverisë të miratojë politika që u vijnë në ndihmë të varfërve dhe të pastreve. Për ta nuk mendon askush, e nëse bëhet fjalë për oligarkët e taborrit, milionat e eurove fluturojnë me një firmë, pa u menduar dy herë se kush i mori dhe sa mori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit