Bari/ Kapen dy shqiptarët që po transportonin kokainën, që kushtonte mbi 70 mijë €

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 04.02.2023, 16:11

Mbrëmjen e datës 2 shkurt, Policia italiane arrestoi një 42-vjeçar dhe një 21-vjeçar, të dy me kombësi shqiptare, të cilët dyshohet se janë përgjegjës për veprën penale të ndalimit dhe transportimit, për qëllime të trafikut të drogës, të sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Konkretisht, gjatë një postblloku agjentët e Policisë Rrugore ndaluan një furgon me targa të huaja, në të cilin ndodheshin dy shtetas shqiptarë, të cilët menjëherë kanë shfaqur shenja nervozizmi të pajustifikuar.

Brenda pjesës së pasme të automjetit, policët gjetën disa çanta të llojeve dhe madhësive të ndryshme, me ushqime (vaj dhe fruta dhe thasë me mish) të cilat lëshonin një erë të fortë të përzier, rrethanë kjo që policët i bëb të dyshonin menjëherë te truku tipik që përdornin korrierët e drogës, për të mbuluar sa më shumë erën e drogës, në rastin e kontrolleve të drogës me njësitë e qenve.

Nga kontrolli i mjetit dhe personave, u bë i mundur gjetja në papafingon qendrore të kabinës së drejtuesit 5 pako të mbuluara me celofan dhe të fiksuara me shirit ngjitës, me përmbajtje heroine dhe kokainë, me peshë totale 5.642 kg.

Po ashtu një qese prej pëlhure me brenda 8 pako kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të mbështjella po ashtu me celofan, për një shumë prej disa mijëra dhjetëra eurosh të cilat, të shtuara me 1580 euro të tjera që i kishin cash, arrijnë në total 73.205 euro. Të gjitha drograt dhe paratë janë sekuestruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit