Pas 3 vitesh hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës në transportin urban në Gjermani

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.02.2023, 13:29

Pas tre vitesh detyrim për të mbajtur maska ​​në transportin urban në Gjermani, nga 2 shkurti ato nuk janë më të detyrueshme. Maskat duhet të mbahen në institucionet shëndetësore.

Sipas DW, në autobusë dhe trena në Gjermani nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës kundër virusit Corona. Pas gati tre vitesh të pandemisë Corona, nga 02 shkurti 2023 nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës as në trenat që qarkullojnë në distanca të gjata.

Kompanitë e transportit bënë të ditur heqjen e këtij detyrimi në transportin urban. “Detyrimi për të mbajtur maska, ka qenë prej kohësh i panevojshëm nëse merret parasysh situata me pandeminë”, tha një zëdhënës i Shoqatës së Kompanive Gjermane të Transportit (VDV). “Ishte gjithnjë e më e vështirë të zbatohet një detyrim i tillë dhe t’u shpjegohet pasagjerëve pse një maskë nuk duhej të mbahej në një aeroplan plot me udhëtarë ose në një sallë koncertesh, por mbahej në autobus dhe tren gjatë rrugës për në aeroport ose në vendin e koncertit.”

Edhe kompania Hekurudhat Gjermane u deklarua disa javë më parë në favor të heqjes së detyrimit për mbajtjen e maskave në trenat që qarkullojnë në distanca të gjata. “Kështu ne shmangim një situatë me rregulla të ndryshme në Gjermani, që kanë qenë në fuqi për kompani të ndryshme të transportit,” shkroi kreu i departamentit të transportit në distanca të gjata, Michael Peterson, në mes të janarit.

Në fund, qeveria federale vendosi që detyrimi i mbajtjes së maskave në qarkullimin në distanca të gjata të përfundojë më 2 shkurt. Fillimisht, detyrimi për të mbajtur maska ​​në trenat dhe autobusët e distancave të gjata ishte menduar të ishte në fuqi deri në fillim të prillit. Ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach (SPD) rekomandon që të vazhdohet mbajtja e maskave vullnetarisht.

Sa i përket trafikut rajonal, ai është nën juridiksionin e landeve. Por edhe ato kanë vendosur që nga 2 shkurti 2023 të përfundojë detyrimi i mbajtjes së maskave. Mbajtja e maskave mbetet e detyrueshme edhe më tej në spitale dhe institucionet e kujdesit shëndetësor, si dhe në mjediset e përkujdesit për të moshuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit