Si u pasurua Alda Klosi brenda pak vitesh, hyri në qeveri me shtëpi 47 metër katrorë dhe bleu disa të tjera

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.02.2023, 11:59

Pas arrestimit të Rozeta Dobit, e cila bashkë me djalin e saj, Havierin, ka vjedhur mbi 500 mijë euro “cash” dhe bizhuteri me vlera të mëdha në shtëpinë e zyrtares së qeverisë, Alda Klosit, edhe kjo e fundit ka rënë në prangat e policisë për shkak se nuk justifikon paratë që i janë vjedhur nga pastruesja.

Klosi është emëruar në vitin 2016 në administratën e lartë shtetërore, si drejtoreshë në ministrinë e Financave. Pas vjedhjes 120 mijë eurove, Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin për pasurinë e ish-shefes së kabinetit të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mes pasurive të deklaruara të saj rezultojnë gjithsej 5 apartamente, 3 prej të cilëve në Tiranë dhe dy të tjerë në bregdetin e Lezhës. Dy të fundit ajo i ka regjistruar si të dhuruara në kartelën e pasurive të saj. Bëhet me dije se Klosi ka edhe dy prona të tjera, troje në Tiranë.

Duke parë gjithë këto pasuri, prokuroria nisi shkresa në të gjitha institucionet e përfshira dhe banka për të mësuar më shumë rreth pasurisë së zyrtares së qeverisë. Një pikëpyetje e madhe është arsyeja përse Klosi jetonte në një apartament me qira në “Rrugën e Kosovarëve” në një kohë kur ajo ishte pronare e tre shtëpive në kryeqytet.

Më 4 shkurt, pak orë pas arrestimit të saj, policia njoftoi se Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Ndërkohë, deklarimet e Klosit në vitin 2016, tregojnë edhe pasurimin e saj të paimagjinueshëm si një zyrtare e qeverisë në harkun e vetëm 6 viteve. Duke iu referuar të dhënave të deklaruara nga vetë zyrtarja e lartë, verifikohet se në vitin 2016 Alda Klosi, ka deklaruar blerjen e një apartamenti 47 metra në Tiranë, ku pronare është ajo së bashku me ish-bashkëshortin e saj, Altin Klosi.

Vlera e blerjes së apartamentit në vitin 2016 është 25 milion lekë të vjetra. Kjo shumë financiare sipas Alda Klosit, ka rrjedhur nga një kontratë shitjeje të një apartamenti me sipërfaqe 110 metra katror, i cili ishte në pronësi të prindërve të Altin Klosit.

Kontrata e shitjes se këtij objekti daton në 2 shkurt 2012. Gjithashtu, Klosi për vitin 2016 ka deklaruar dhe një automjet tip ‘Toyota Yaris’ me vlerë prej 1 milion e 800 mijë lekë të vjetra e prodhimit 2004. Ndër të tjera, në vitin 2016, Klosi ka deklaruar një pagë mujore prej 1 milion e 841 mijë lekë të vjetra, si Drejtoreshë pranë Ministrisë së Financave.

Njëherësh dhe një llogari bankare me vlerë 250 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu, Klosi tregon të ardhura neto me vlerë prej 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës i Shoqërisë së Parë Financiare e zhvillimit FAF, për vitin 2016.

Gjithashtu ajo ka deklaruar edhe një llogari bankare me vlerë prej 1 milionësh lekë të vjetër. Nga ana tjetër, ish-bashkëshorti i Alda Klosit, Altin Klosi, deklaron në vitin 2016 ka deklaruar një truall prej 100 metër katrorë në Lalm të Tiranës, mbi të cilin është ndërtuar një strukturë prej 90 metër katrorë.

Vlera e kësaj pasurie është 90 milionë lekë të vjetra dhe mësohet të jetë siguruar nga paratë e emigracionit në Greqi. Vetëm një vit pasi u bë zyrtare e qeverisë, në vitin 2017, Alda Klosi deklaron blerjen e një apartamenti 72 metër katrorë në Tiranë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Burimin financiar të kësaj pasurie, Klosi ka deklaruar marrjen e një kredie prej 31,375 eurosh, që mbyllet në nëntor 2024. Gjithsesi, kjo kredi mësohet të jetë shlyer brenda më pak se një viti për shkak se çifti Klosi ka aktpronësinë e apartamentit që në dhjetor të vitit 2017, çka krijon dyshime se kredia është marrë si një formë mbulimi.

Nga ana tjetër një apartament prej 47 metra katror në Tiranë në emër të Aldo Klosit dhe Altin Klosit, është bllokuar nga “Fondi Besa” dhe “Credins Bank”. Po ashtu mësohet se dhe një pasuri tjetër, apartament prej 50 metrash në Tiranë në emër të Alda Klosit, vëllait të saj Leonard Cikos dhe Vangjeli Cikos, është vendosur sekuestro prenventive nga përmbarimi EPSA.

Mes pasurive të deklaruara janë dhe të ardhurat prej 30 mijë lekësh në muaj, nga qiraja e një ambienti. Pavarësisht kredive të marra dhe borxheve të deklaruara, Alda dhe Altin Klosi dalin pronarë në 2021 me kontrata dhurimi të dy apartamenteve në plazhin e Shëngjinit të Lezhës.

Gjithashtu, dy troje prej 216 dhe 160 metra katror të familjes Ciko, ku pronare është dhe Alda Klosi, që i është dhënë për ndërtim kompanisë “2B Construction Grup”, që administrohet nga Uljan dhe Dorina Kala.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit