Qytetari kap policët që e gjobitën duke lëvizur me shpejtësi dhe parakalim të gabuar: Të merren masa dhe për këta

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.02.2023, 11:24

“Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”, është kjo shprehja që do t’i shkonte për shtat policave të Task Forcës së Transportit Rrugor, pas denoncimit të radhës nga një qytetar. Ky i fundit, përmes një mesazhi në redaksinë e JOQ Albania, dje, rreth orës 15:20 minuta, Task Forca e Tiranës kishte dalë me radarë për kontroll në qytetin e Gjirokastrës. Qytetari deklaron se gjatë lëvizjes me mjet, Task Forca e ka ndaluar për shkelje të tejkalimit të shpejtësisë, pasi po ecte me një shpejtësi 65 km/orë, në një vend ku kishte tabelë rrugore ku lejohej shpejtësia 40 km/orë që sipas qytetarit nuk ka lidhje fare me standardin e rrugës. Si shkak i shpejtësisë mbi 40 km/ orë, qytetari thotë se Task Forca e gjobiti me 100 mijë lekë të vjetëra dhe heqje patente.

Sipas qytetarit kjo është në rregull, por 3 orë më vonë këto polica që e gjobitën, po qarkullonin vetë me shpejtësi jashtë limitit, madje duke parakaluar edhe në mënyrë të gabuar dhe të rrezikshme. Duke dërguar foto e video, qytetari i cili u gjobit për tejkalim shpejtësie, kërkon që edhe për Task Forcën të merren masa pasi 3orë pasi vendosën masë administrativ për të, shkelën rregullat e qarkullimit rrugor rreth orës 19 të darkës në aksin rrugor Poçem-Levan tek kthesa e Gorishovës .

Qytetari:

Mirmengjes si jeni? Ju lutem doja te denoncoja disa polic te taks forces qe dalin me radar neper rruget e ndryshme te shqiperis. Die ne oren 15 :20 min ne qytetin e gjirokastres ne rrugen e drejt te varrezave te qytetit kishte dal taksforca e tiranen me radar dhe me ndaluan per shkeljen e tejkalimit te shpejtesis ku aty kane ven nje tabel me 40 km/ore qe nuk ka lidhje fare as me standartin e asaj pjese rruge as ne lidhje me komunitet qe levizin apo rin aty ne rrug dhe me kane kapur me nje shpejtesi 65 km/ore dhe me kane ven nje mas administrative prej 100 mij lek te vjetra dhe 1 muaj heqje patente. Jame dakort qe u gjobita dhe prap po them jam dakort qe me hoqen dhe patenten por keta polica vet un i kostatova po prap die reth ores 19 te darkes ne aksin rrugor Poçem-Levan tek kthesa e gorishoves qe ishin tej limitit te caktuar te shpejtesis dhe ne parakalim super te gabuar dhe te rezikshem. Pamjet tregojne vete . Te merren masa dhe per keta sic more per mua 3 ore para .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit