Antikorrupsioni kërkon që të hetohet Visar Ganiu rreth një ndërtimi në Çair

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.02.2023, 17:46

Komisioni Antikorrupsion kërkon nga Prokuroria që të nis procedurë penale ndaj kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe një inspektori të ndërtimit.

Të njëjtit sipas Antikorrupsionit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Nga Antikorrupsioni thonë se me mos-vperimin e kryetarit të komunës dhe inspektorit të ndërtimit, përgjegjës për ndërtimin e një objekti në rrugën “Vojdan Qernodrinski” në këtë komunë, është mundësuar që një person të përfitojë nga ndërtimi i paligjshëm.

“Kemi edhe mos-veprim me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimtarisë. Gjithashtu, nuk është dhënë asnjë përgjigje në dy kërkesat dhe urgjencat tona të mëparshme. E gjithë kjo udhëzon në dyshimin se kryetari i komunës dhe inspektori i autorizuar ndërtimor në komunë nuk e kryejnë detyrën zyrtare”, tha mes tjerash Vlladimir Georgiev nga Antikorrupsioni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit