Mjekët i thanë se do vdiste për shkak të peshës, 24-vjeçarja humb 88 kg në mënyrë natyrale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.02.2023, 15:31

Një vajzë me diabet të tipit 2 të cilës iu tha të humbiste peshë ose do të përballej me vdekjen e parakohshme, ka humbur 88 kg në mënyrë natyrale dhe tani është më e shëndetshme, energjike dhe më e sigurt në lëkurën e saj.

24-vjeçarja Jade Davis, nga Nottingham që më parë peshonte më shumë se 171 kg tani peshon 82 kg dhe është plot optimizëm për të ardhmen dhe madje po mendon të bëhet trajnere fitnesi. E reja u nxit në veprim të menjëhershëm në fillim të janarit 2021. Jade rishikoi plotësisht stilin e saj të jetesës duke adoptuar një dietë të shëndetshme dhe ushtrime të rregullta.

E reja thotë se ajo ishte një nga fëmijët më të mëdhenj në shkollë dhe ishte në shënjestër të ngacmimeve dhe talljeve nga shokët.

Kur isha e shëndoshë, në shumicën e rasteve isha në depresion. Isha unë ajo që ngacmohej nga të gjithë. Natyrisht tani, mënyra se si trajtohem ka ndryshuar plotësisht, ka shumë gjëra që kanë ndryshuar vetëm për shkak të madhësisë sime. Më parë kur isha e mërzitur haja shumë ushqim.

Gjatë kësaj kohe, shëndeti i saj fizik mori një kthesë për keq, pasi ajo ndihej vazhdimisht e lodhur dhe diabeti i saj u bë më i rëndë.

Shumë herë nuk kam dalë për shkak të pamjes sime dhe doja të qëndroja në shtëpi, gjë që më bëri të ha edhe më shumë. Për shkak të diabetit tim tipi i dytë doktori më tha “duhet të humbësh peshë ose do të vdesësh”. Kjo ishte ndoshta pika e kthesës për të filluar humbjen time në peshë.

Jade ka grumbulluar më shumë se 37,700 ndjekës në TikTok duke ndarë procesin e saj për humbje peshe në mënyrë natyrale pa kryer operacione. Ajo thotë se njerëzit kanë vërejtur transformimin e saj të jashtëzakonshëm, duke thënë se ajo duket më e shëndetshme dhe më e lumtur tani që është më e dobët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit