Spasovski: Nuk do të lejojmë tensionim të situatës më 4 shkurt

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.02.2023, 13:36

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, u bënë thirrje qytetarëve që me rastin e festimit të 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçev që të ruajnë qetësinë dhe siguron se nuk do të lejojnë tensionim të situatës.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve për qetësi me rastin e festës së 4 shkurtit, ditëlindjes së të madhit tonë Goce Dellçev.

Si Ministër i Punëve të Brendshme nuk do të lejoj poshtërimin e popullit maqedonas!

Institucionet janë duke punuar dhe po mblidhen informacione që do të thotë se kjo pritshmëri e qytetarëve do të realizohet.

Ne duhet të de-përshkallëzojmë situatën që politikanët, grupet dhe individët e papërgjegjshëm duan ta përkeqësojnë. Nuk do të lejojmë asnjë përshkallëzim, incident apo poshtërim të popullit dhe shtetit maqedonas nga askush.

Ja cilat janë institucionet e sistemit që funksionojnë dhe që duhet të ofrojnë të gjitha pritshmëritë që kemi.

Dua t’u dërgoj një mesazh të qartë subjekteve politike dhe politikanëve, që të jenë të përgjegjshëm në këtë proces. Sepse papërgjegjshmëria nuk është e mirë për qytetarët dhe shtetin, paqja dhe stabiliteti janë përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet në njoftimin e Spasovskit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit