Messi rrëfehet për Kupën e Botës: Nuk iu luta Maradonës, me Mbappe folëm për festimet e çmendura

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.02.2023, 11:53

Kampioni i Botës , Lionel Messi është rikthyer së fundmi të flasë për triumfin e paharrueshëm në Kupën e Botës, ku Argjentina fitoi trofeun më të rëndësishëm dhe kurorëzoi në mënyrën më të mirë karrierën e tij. Argjentinasi ka folur së fundmi në lidhje me festën e madhe të triumfit, bisedat me Mbappe dhe lutjet e tij në momentet e penalltive.

LUTJET TE PENALLTIA E FUNDIT – “Thuhet se po flisja më nënën time apo me Maradona-n, por nuk është kështu, thjesht po i lutesha zotit që të shënonim te penalltia e fundit, të mos zgjatej më shumë agonia”.

FOTOJA ME KUPËN – “Shkuam në hotel në orët e para të mëngjesit, De Paul dhe Otamendi më dëgjuan që shkova në tualet dhe erdhën në dhomë duke më bërë foto. Kupa ishte me mua atë natë. Njerëzit e përjetuan në maksimum këtë sukses, jo vetëm pas finales, festuan me ditë të tëra. Të shihje imazhet e tyre ishte diçka spektakolare”.

MBAPPE-MESSI – “U takova me Mbappe, kur u ktheva në Paris. Folëm shkurtimisht për mënyrën sesi u festa në Argjentinë, asgjë më shumë. Edhe unë kam humbur një finale Botërori, e di se çfarë do të thotë, kështu që e kuptoj dhe nuk dua ta zgjas më shumë. Mes meje dhe tij çdo gjë shkon shumë mirë”.

E ARDHMJA – “Jam 36 vjeç, e kam të vështirë të mendoj për Botërorin e ardhshëm, më duket e vështirë të jem. Unë e dashuroj futbollin, për sa kohë do të jem në formë do të vijoj të luaj, por nuk arrij dot të mendoj deri në Botërorin e ardhshëm”.

TRAJNERI SCALONI – “Shpresoj që të rinovojë, do të ishte diçka e bukur nëse nuk ndryshojmë tani. Nuk kam folur së fundmi me të, por ky është një vendim që i takon vetëm atij, në çdo rast do ta mirëkuptoj”, u shpreh ndër të tjera Messi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit