Polici që ndihmoi autorët e atentatit në Fushë-Krujë punonjës i Komisariatit të Kurbinit, del në ‘skenë’ “vlonjati”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.02.2023, 10:25

Atentati i trefishtë i ndodhur mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës vazhdon të mbetet mister. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 7 muaj ende nuk ka informacione të sakta rreth autorëve që vranë Brilant Martinaj, Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën.

Pak ditë më parë u njoftua se një efektiv policie ka ndihmuar autorët që të largohen nga vendi i ngjarjes menjëherë pas atentatit por jo vetëm. Efektivi i policisë ka ndihmuar agresorët të çajnë vetë rrethimin e policisë, por edhe stërvitur ata para atentatit për të mos lënë asnjë provë gjatë "punës".

Ky efektiv policie është punonjës i komisariatit e Kurbinit, që ka varësi direkt nga Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë. Pavarësisht ndihmës që iu ka dhënë autorëve para atentatit, duke i fshehur në shtëpinë e tij, por edhe pas duke i larguar nga vendngjarja, efektivi vazhdon të jetë ende në krye të detyrës. Ai ka arritur të kuptojë se është në përgjim nga kolegët e tij dhe ka arritur të dalë "i pastër" nga hetimet.

Ndërkohë, Prokuroria e Krujës ka dyshime të forta se në këtë ngjarje, ka marrë pjesë dhe një person me origjinë nga Vlora, i cili dyshohet të jetë njeriu, që ka qëlluar me automatik plot 91 plumba në drejtim të tre viktimave. Këto dyshime kanë lindur, pas disa bisedave të përgjuara nga grupi i hetimit, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë vënë në përgjim, si persona të dyshuar. Nga përgjimet është zbuluar se dy personat komunikojnë mes njëri-tjetrin për mbëritjen në zonë të një personi nga Vlora, duke ju referuar shkurtimisht si vlonjati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit