Ajo nuk pranoi të lidhej me të, burri padit shoqen dhe i kërkon 3 milion dollarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.02.2023, 20:19

Një burrë nga Singapori ka paditur shoqen e tij pasi ajo nuk iu përgjigj ndjenjave të tij duke dashur të mbeteshin vetëm miq. Burri i quajtur K. Kawshigan po kërkon 3 milion dollarë nga shoqja e tij Nora Tan për 'traumë emocionale' pasi ai zbuloi se ajo e shihte atë vetëm si mik.

Të dy u takuan për herë të parë në vitin 2016 dhe u bënë miq me kalimin e kohës. Megjithatë, Kawshigan filloi të kishte ndjenja dashurie, ndërsa Tan gjithmonë e shihte marrëdhënien si një miqësi. Në shtator të vitit 2020, problemi filloi pasi Tan e konsideroi Kawshigan vetëm një mik, ndërsa ai e konsideronte më shumë se kaq.

Kawshigan donte ta padiste për traumë emocionale, por vendosi të shtynte marrjen e veprimeve ligjore pasi Tan pranoi të merrte pjesë në seancat e këshillimit me të. Gjatë procesit, Tan i tha mikut të saj se ajo ishte e shqetësuar. Kawshigan nuk e priti mirë dhe tha se Tan duhet të përmbushte kërkesat e tij ose do të pësonte dëme "të parevokueshme" në jetën e saj personale dhe profesionale.

Këshillimi vazhdoi për më shumë se një vit e gjysmë dhe Kawshigan ende nuk mund të pranonte që Tan nuk donte të ishte në një lidhje me të. Pasi ajo ndërpreu kontaktin me të, ai ngriti dy padi kundër saj, një kërkesë në Gjykatën e Lartë prej 3 milionë dollarësh për dëmtimin e reputacionit dhe "traumës dhe depresionit" në jetën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit