Subvencionim të rrymës kanë kërkuar edhe 21 kompani ushqimore, 17 shkolla dhe tri ndërmarrje komunale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.02.2023, 17:01

Për rrymë me çmim fiks të subvencionuar në SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) janë paraqitur edhe 41 subjekte, tregojnë të dhënat e thirrjes së fundit e cila përfundoi në datën 20 të muajit të kaluar. Janë paraqitur 21 kompani të reja nga sektori ushqimor, 17 shkolla fillore dhe të mesme dhe tri ndërmarrje publike komunale, informoi sot Viktor Andonov, bashkëpunëtor për energjetikë në Qeveri.

Andonov në konferencë për media theksoi se nuk janë paraqitur edhe 80 shkolla fillore dhe të mesme nga gjithsej 475 në shtet dhe bëri thirrje që të shfrytëzohen mundësitë të cilat i ofron Qeveria.

Bilanci energjetik për 1 shkurt tregon se prodhimtaria e përgjithshme vendore e energjisë elektrike është 19.172 megavat orë prej të cilave 13.744 janë nga termocentralet, ndërsa 5.428 nga burimet e rinovueshme të energjisë. Me këtë prodhimtari, siç tha Andonov, në tërësi janë përmbushur nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.

Muajin e kaluar prodhimtaria e përgjithshme vendore e energjisë elektrike ishte 561.350 megavat orë energji elektrike, për 29 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar kur ishte 434.189 megavat orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit