Banorja e Selitës: Kemi që të martën që ikin dritat me shkëputje, nuk kemi si të ngrohemi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.02.2023, 10:02

Jemi në vitin 2023 dhe akoma qytetarët denoncojnë rrugët e prishura, mungesën e ujit, dritave. Një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Një qytetare është ankuar për mungesën e dritave në zonën e Selitës në kryeqytet. Në denoncimin e saj për redaksinë tonë, qytetarja shprehet se kanë që ditën e martë që banorët e kësaj zone, përballen me shkëputje të energjisë për një kohë të gjatë. Ajo vijon duke thënë se nuk kanë marrë asnjë njoftim nga instancat për ndërprerje të energjisë. Ajo kërkon zgjidhje të problemit, duke theksuar se kanë të moshuar e fëmijë të vegjël, ndërsa shprehet se nuk kanë me çfarë të ngrohen në këto ditë të ftohta.

Qytetarja:

Pershendetje JOQ jemi ne vitin 2023 dhe vuajme akoma mungesen e dritave. Ne zonen e Selites ne Tirane kane qe te marten qe ikin dritat me shkeputje per kohe te gjata. Sna eshte dhene asnje njoftim qe do kishte shkeputje. Faleminderit nese e postoni. Kemi femije te vegjel dhe pleq ne shtepi skemi asnje mjet tj ngrohje vetem me ane te energjise elektrike

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit