Aksident te Kthesa e Kamzës/ Një makinë përplaset keq me rrethimin, raportohet për viktima

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.02.2023, 09:01

Një aksident me pasoja të rënda mësohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Burime për “JOQ Albania” bëjnë me dije se në afërsi të zonës së Kthesës së Kamzës është aksidentuar një mjet dhe ka pësuar dëmtime të mëdha.

Policia dhe ekipi i mjekëve kanë mbërritur në vendngjarje dhe i është dashur një kohë e konsiderueshme për të nxjerrë shoferin dhe pasagjerët, pasi automjeti është përmbysur dhe ka pësuar shtrembërime të mëdha. Të dhënat e para janë se në makinë kanë qenë tre djem.

Dyshohet se nga shpejtësia e madhe, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me rrethimin metalik dhe me murin e betonit.

Burime nga dëshmitarë okularë bëjnë me dije se të tre personat që kanë qenë në mjet kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë nxjerrë nga policia dhe ekipet e shpëtimit thuajse një orë më pas, për shkak se pozicioni i përmbysur dhe deformimi i makinës u ka krijuar vështirësi.

Dyshohet se një prej të përfshirëve në aksident ka humbur jetën. Gjithsesi, do të duhet të presim njoftimin zyrtar të policisë për të konfirmuar gjithçka mbi pasojat fatale të këtij aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit