Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët për të hyrë me gomone në Britani në janar-shtator 2022

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.02.2023, 08:05

Ergysi një djalë i ri nga Mati, i cili më parë po punonte në Itali, harxhoi 5000 mijë euro nga kursimet që i mbante në një bankë Shqiptare për të kaluar me gomone nga Franca në Britani, për t’u bashkuar me bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria, të cilët tashmë ndodhen në Londër.

Për Monitor, ai tha se pagoi me 3500 paund trafikantët për të kaluar kanalin e Lamanshit në prill të vitit 2022.

“Atë dite janë nisur nga Franca 12 gomone për në Britani. Në gomonen tonë ishim 70 veta. Kishte edhe gra, madje ishin edhe dy fëmijë të vegjël. Gati 60 ishim shqiptarë. Varkën e drejtonte një moshatari im (30 vjeç) nga Shkodra. Ky orientohej me “google ofline”, ishte shume i mirë se na çoi për 3 ore e gjysmë. Ne ishim me fat pasi të tjerët kanë qëndruar edhe 24 orë në ujëra pasi nuk kanë ditur të orientohen. Gjithë kohës na shoqëronte një dron. Të gjithë paguanin 3500 paund. Na thanë se gjatë 2021 ka qenë pak më lirë, por duke qenë së kërkesat nga shqiptarët u rritën shumë më 2022 edhe çmimet janë rritur”.

E zgjodha këtë mënyrë pasi kamioni kushton shumë tani, ka kapur 25 mijë paund. “kaq ka paguar një kushëriri im që e ka fobi ujin” tha Ergysi.

Një rrjet i jashtëligjshëm emigrimi nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe po e varfëron çdo e më shumë vendin nga kapitali njerëzor, por përveç kësaj të larguarit marrin më vete shuma të mëdha parash shumica ë të cilave shkojnë për të paguar trafikantët.

Mediat britanike dhe statistikat zyrtare mbi emigracionin tregojnë se në 9 mujorin e vitit 2022, janar-shtator kërkuan azil në Britani mbi 13 mijë shqiptare, ku 11 mijë prej tyre hynë me gomone.

Pagesa mesatare për kalim ka qenë nga 3-4 mijë paund për person në varësi të ditëve.

Duke marrë në konsideratë raportimet zyrtare për emigrantët shqiptare që hynë me gomone në Britani dhe pagesat për person, trafikantët kanë përfituar rreth 38.5 milionë paund (43 milionë euro) pagesa vetëm nga emigrantët shqiptare për 9 mujorin 2022.

Të dhëna më të detajuara nga qarqet me emigracion të lartë drejt Britanisë tregojnë se të rinjtë shpesh përdoren e edhe kanalet e kredisë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.

Në qarkun e Kukësit agjencitë e mikrokredisë u përballen me një kërkesë jo të zakonte për kredi që u përdoren për emigrim. Ky shërbim ka funksionuar pasi shumë prej tyre kanë shlyer huanë pas ikjes.

Në raste të tjera shumat janë siguruar me borxh nga afërmit, me kursime nga puna, por kishte edhe një mënyrë tjetër financimi, pohon Drini një nga shumë të rinj e larguar. Ai tha se shpesh për të rinjtë paguan rrjeti i kultivimit të shtëpive të barit.

Drini, një i ri nga Tropoja, tha se punoi gati tre muaj në shtëpitë e barit në Londër deri sa shleu detyrimin dhe tani ka zgjedhur të fokusohet në një pune të ligjshme. Drini kishte mbaruar studimet e larta në Tiranë por e pati të pamundur të gjejë një punë që të paguhej mbi 50 mijë lekë në Tiranë. Kjo shumë sipas tij ishte e pamjaftueshme për të nisur jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit