Si kurrë më parë/ Një kometë gjigante ‘aliene’ është nisur drejt diellit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 01.02.2023, 19:34

Shkencëtarët kanë vënë re një kometë të madhe, 'aliene' që po shkon drejt diellit.

Topi hapësinor 6 kilometra i gjerë, i quajtur 96P/Machholz 1, mendohet të ketë ardhur nga jashtë sistemit tonë diellor dhe po monitorohet nga anija kozmike e Observatorit Diellor dhe Heliosferik (SOHO) të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA).

Në vitin 2008, një analizë e materialit të mbledhur nga 150 kometa zbuloi se 96P/Machholz 1 përmbante më pak se 1.5% të niveleve të pritshme të cianogjenit kimik, ndërkohë që ishte gjithashtu i ulët në karbon, duke i bërë astronomët të arrinin në përfundimin se mund të ishte një ‘mjet’ nga një sistem tjetër diellor. Tani, zhytja e tij drejt diellit mund të zbulojë edhe më shumë nga sekretet e tij.

"96P është një kometë shumë atipike, si në përbërje ashtu edhe në sjellje, kështu që ne kurrë nuk e dimë saktësisht se çfarë mund të shohim”, tha për spaceweather.com Karl Battams, një astrofizikan në Laboratorin e Kërkimeve Detare në Uashington DC.

"Shpresojmë se mund të nxjerrim një shkencë të bukur nga kjo dhe ta ndajmë me të gjithë sa më shpejt që të mundemi”, përfundoi ai.

David Machholz zbuloi për herë të parë kometën me të njëjtin emër në vitin 1986 duke përdorur një teleskop prej kartoni të bërë vetë. Shumica e kometave që bien drejt diellit priren të jenë më të vogla se 10 metra të gjera dhe si pasojë digjen kur i afrohen yllit tonë, por kjo i ka rezistuar rrezeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit