Dy majmunë të rrallë që u zhdukën në mënyrë misterioze në fillim të javës nga kopshti zoologjik i Dallasit, pasi dikush i ngacmoi kafazin, janë gjetur të gjallë dhe tashmë janë kthyer në “shtëpinë” e tyre.
Lemurët perandorakë u panë në një ndërtesë të braktisur në Lancaster, një periferi jugore të Dallasit, tha policia, duke postuar në Twitter një foto të njërit prej majmunëve të vendosur në një dollap.
Zhdukja e majmunëve është pjesë e një sërë incidentesh të dyshimta në kopshtin zoologjik. Në dy javët e fundit persona të panjohur kanë dëmtuar kafazin e babuinëve dhe një leopardi, ndërsa një shkabë 35-vjeçare është gjetur e ngordhur, jo për shkaqe natyrore. Leopardi u arratis, duke e detyruar parkun të mbyllej për një kohë të shkurtër.
Nuk dihet nëse ndonjë nga këto incidente lidhet me arratisjen e dy majmunëve, të cilët u kthyen në kopshtin zoologjik dhe u ekzaminuan nga veterinerët.
Të martën, policia e Dallasit postoi një foto të një të riu me të cilin oficerët do të donin të flisnin" në lidhje me zhdukjen e dy kafshëve, por deri tani nuk ka qenë e mundur të kontaktohej me të.
We are thrilled beyond belief to share that our two emperor tamarin monkeys have been found. DPD located the animals early this evening, and called our team to come secure and transport the tamarins back to the Zoo. They will be evaluated by our veterinarians this evening. pic.twitter.com/bDd49d3uDc
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali tek Sheshi Skënderbej
I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
Qytetari nga Kavaja
Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
I riu zemërgjerë
Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
Djali që ndihmoi të moshuarin
Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
Greis dhe Rakel
Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.