Buka kryesorja për shqiptarët, familjet shpenzojnë më shumë për ushqim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.02.2023, 17:32

Për shqiptarët buka dhe drithërat janë produkti kryesor në tryeza dhe shpenzimet nuk llogariten kur bëhet fjalë për këtë grup ushqimore.

Sipas Eurostat, për vitin 2021 familjet shqiptare mbajnë rekordin në Evropë për shpenzimet për bukën dhe drithërat. Kjo pasi shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra për vitin 2021 ishin sa 4.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 1.1% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Pas vendit tonë, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Rumania janë shtetet që shpenzojnë më shumë për drithëra. Ndërkohë që në vendet e pasura si Danimarka, Suedia, Gjermania, Finlanda dhe Zvicra ndodh krejtësisht e kundërta pasi shpenzohet më pak se 1% e PBB shpenzohet për bukë dhe drithëra.

Ekspertët janë të mendimit se familjet shqiptare pavarësisht rrogës bruto që marrin, sigurimin e bukës e kanë prioritet.

Në jemi një vend i varfër ku paga bruto nuk shkon më tepër se 550 euro në muaj, kjo do të thotë që familjet shqiptarë më parë kërkojnë të sigurojnë bukë atë që u mban frymën gjallë, paralelisht mbeten shumë pak para për t’i harxhuar për shpenzimet e tjera.

Ndërkohë që edhe në grupin "Ushqime dhe pije jo alkoolike", Shqipëria sërish mban rekord në raport me të ardhurat. Kjo pasi gati një e treta e të ardhurave që krijon ekonomia vendase në një vit shkon për tu ushqyer. Sipas të dhënave nga Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime dhe pije jo alkoolike, ndaj PBB-së, në vitin 2021 për Shqipërinë ishin 31.6% e PBB-së, nga 7.1% që është ky tregues për mesataren e bashkimit Europian. Shteti i dytë që është pas Shqipërisë, Mali e Zi, e ka këtë tregues 23.7%.

Të ardhurat e paktë bëjnë që zërin kryesore ta zënë ushqimet që kanë një çmim tepër të lartë. Madje parashikoj që në vitin 2022 këto shifra do të jenë edhe më të frikshme, pas ushqimet kushtojnë më tepër. Për pasojë shqiptarëve nuk u dalin të ardhurat t’i shpenzojnë për veshje apo sport, apo dëfrim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit