Shqipëria një nga ‘rrugët e sigurta’ të Ballkanit për trafikun e drogës

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 31.01.2023, 18:42

Shqipëria është një nga vendet e preferuara të bandave kriminale për të trafikuar lëndët narkotike. Me një pozicion gjeografik të përshtatshëm dhe korrupsion të lartë të zyrtarëve, vendi ynë bëhet një nga rrugët e sigurta të Ballkanit nga ku mund të kalosh drogën. Këtë e kanë treguar edhe dërgesat e mëdha të arkave me banane nga Amerika Latine, të cilat nga poshtë kanë pasur kokainë, që kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë.

Një një shkrim mjaft analizues Opinione.it raporton për një kartel të ri që trafikonte kanabis, kokainë dhe heroinë nga Shqipëria në Itali. Ndaj për autoritetet është shumë e ndërlikuar të luftojë ndaj mafiozëve që menaxhojnë kokainën, e cila mbërrin më pas në zemër të Evropës. “Rruga ballkanike”, ku përfshihet Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, është përdorur prej kohësh për të sjellë heroinën afgane në Evropë përmes Turqisë.

Shkrimi ndalet edhe te një rast konkret i veprimit të karteleve me eksponet të krimit. Arrestimi i Ardjan Cekinit, anëtar i klanit Bellocco, i ekstraduar në Itali nga Ballkani në vitin 2021, sipas Opinione.it, është dëshmi e përpjekjes së klaneve mafioze kalabreze për të depërtuar në rrugën ballkanike të trafikut të drogës. Cekini po përpiqej të trafikonte kokainë në Ballkan për llogari të familjes mafioze ku bënte pjesë.

"Sigurisht, Shqipëria ka një pozicion perfekt për të arritur në brigjet italiane dhe për të importuar drogë, madje më të mirë se Greqia. Në veri, Austria dhe Gjermania janë afër, po ashtu si Çekia dhe Sllovakia. Në këtë drejtim, mjafton të shikoni raportin e agjencisë evropiane për trafikun e drogës"- thuhet ndër të tjera në investigimin e kryer.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit