Atentati i trefishtë në Fushë-Krujë, zbulohet makina që vëzhgoi lëvizjet e viktimave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.01.2023, 18:40

Më 17 korrik të vitit që sapo lamë pas, vendi ynë u trondit nga një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Në këtë atentat mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Ka dyshime se një makinë tip “Volkswagen Polo” e bardhë ka dhënë informacion tek vrasësit për lëvizjen e automjetit ku udhëtonte Martinaj, Vata dhe Hoxha.

Së fundmi është mësuar se kjo makinë është fiksuar nga disa kamera sigurie psi ka vezhguar lëvizjet e viktimave nga një servis automjetesh në zonën e “Treshit” në Kamëz e deri në afërsi të mbikalimit ku ndodhi atentati.

Hetuesit kanë dyshime se makina tip Polo e bardhë me targa shqiptare të vjedhura, pasi iu ka dhënë informacionin e duhur atentatorëve është larguar në drejtim të Rinasit. Në këtë makinë, dyshohet se kanê qenë dy persona që

kanë luajtur rolin e informatorëve të vrasësve.

Pavarësisht gjurmimit të disa kamerave të sigurisë, ende nuk është bërë e mundur gjetja e këtij automjeti “Polo” që vëzhguesit kanë përdorur. Dyshimet janë se ky automjet është çmontuar menjëherë pas kryerjes së atentatit.

Ndërkohë vlen të thuhet se edhe pse kanë kaluar 7 muaj që nga ky atentat, hetuesit ende nuk kanë asnjë gjurmë të autorëve pasi këta të fundit mendohet se janë profesionistë që kanë “punuar” me kujdes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit