Flakët përpijnë shtëpinë në Tiranë, shpëton vetëm Kurani

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.01.2023, 18:24

Një rast me të vërtetë i veçantë ka ndodhur në Tiranë. Një shtëpi në kryeqytet kishte marrë flakë dhe pas shuarjes së zjarrit u vu re se kishte shpëtuar pa u dëmtuar vetëm Kurani.

Këtë e ka treguar një zjarrfikës në një emision televiziv. Sipas tij, e gjithë shtëpia ishte e shkrumbuar përfshirë këtu edhe bibliotekën me të gjithë librat, përveç njërit që kishte shpëtuar pa u djegur. Ky libër ishte Kurani.

Në vijim pjesë nga deklarata e zjarrfikësit Alban Barlika:

Shtëpia e gjitha e shkrumbuar, madje edhe biblioteka me të gjithë librat e tjerë, përveç Kuranit. Unë jam edhe besimtar vetë, edhe i disa gjëra, por diçka është e sigurt se Zoti thotë që ‘Atë që e kam zbritur unë, e mbroj unë dhe çdo gjë që them bëhet’. Kështu që nuk është e madhe për t’u habitur, por ne habitemi me këta që mundohen ta djegin. Është thjesht një letër si gjithë të tjerat, por thjesht është fjala e Zotit, nuk është se ka ndonjë ndryshim që është materiali kundra zjarrit, ose është metal, ose është diçka e tillë. Nuk ka fare lidhje kjo pjesë, është si gjithë librat e tjerë. Ai ndodhej mes librash, të gjithë ishin djegur, ndërsa ky jo. Ishte ngjyra e kuqe që dukej i padjegur. Ka ndodhur në disa raste këtu në Tiranë, por që nuk janë bërë virale. Madje, kemi edhe një rast tjetër që nuk kam qene vetë prezent, por që është e sigurt që aty gjithë libraria dhe komplet shtëpia është djegur, vetëm Kurani jo. Të bjeri në sy diçka si kjo është diçka shumë pozitive. Unë kam edhe një shok të një feje tjetër, një koleg dhe realisht ai ka para të njëjtën gjë diku tjetër dhe ma ka nisur me foto për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit