Plas sherri te berberi! Polic Ladi dhe polic Gersi nxjerrin armët për t’u sqaruar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.01.2023, 15:46

Në çdo shtet policia bashkon forcat për të luftuar krimin por vetëm në Shqipëri ndodh e kundërta, policia bën luftë brenda llojit…

Kështu efektiv Ladi dhe efektiv Rigersi janë konfliktuar për motive të dobëta dhe pas përplasjes fizike kanë nxjerrë armët. Ngjarja që ka çuditur opinionin publik ka ndodhur në një berberhane në rrugën “Nikolla Tupe”.

Vladimir Laska 44 vjeç raportohet se është efektiv i Forcave Operacionale ndërsa Rigers Iljazi 33 vjeç i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas informacioneve paraprake, Laska është përfshirë në një debat verbal me të afërmin e Iljazit, Marjus Iljazin 33 vjeç.

Forcat “Shqiponja” kanë shoqëruar palët e përfshira në konflikt. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve.

– Rigers Iljazi 33 vjeç, efektiv i FNSH, i dyshuar për ‘Kanosje”; – Vladimir Laska 44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuar për ‘Kanosje” e “Dëmtime të tjera me dashje”; – Marjus Iljazi 33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit