Kaos në Francë/ Protestat për rritjen e moshës së pensionit, bllokohet mësimi në shkolla dhe transporti publik

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 31.01.2023, 13:42

Një protestë masive po zhvillohet në Francë në një valë të dytë kundër planeve të qeverisë së drejtuar nga Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit me dy vite, duke e çuar në 64 vjeç. Tetë sindikata të mëdha po organizojnë grevën masive, që ka pezulluar punën në shkolla, transport publik dhe në rafineritë naftës.

Protesta ka në të gjithë Francën, teksa dita e parë e aksionit bëri bashkë më shumë se 1 milion njerëz. Mediat raportojnë se më shumë se gjysma e mësuesve të Francës i janë bashkuar grevës, ndërkohë që Ministria e Arsimit raportoi një numër më të vogël se çereku i totalit.

Pavarësisht se sondazhet dhe populli janë kundër, qeveria Macron po vijon përpara me këtë plan. Përpara protestës kryesore në Paris, mijëra marshues dolën në Toulouse, Marseille dhe Nice në jug dhe Saint Nazaire, Nantes dhe Rennes në perëndim.

Protestat në rrugë priten në të paktën 200 qytete dhe rreth 11,000 policë u vendosën për të mbuluar demonstratat. Në disa qytete raportimet janë se protestuesit janë më të shumtë se në grevën e parë. Ndërkohë, ka një kaos për momentin prej transportit në Paris.

Francezët e kanë dëshmuar tashmë se janë një nga popujt me reagues ndaj vendimeve të padrejta të qeverisë dhe se protestat e tyre janë ndër më dinamiket. Padyshim që në këtë aspekt ne shqiptarët duhet të kopjojnë dhe të reagojnë ndaj padrejtësive që bëhen çdo orë në këtë vend nga çdo palë e politikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit