MSH: Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar, nuk ka rrezik për sëmundje ngjitëse pas vërshimeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.01.2023, 11:54

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është stabilizuar furnizimi me ujë të pijes nëpër rajone të vendit. Të njëjtit kanë bërë të ditur se nuk ka rrezik për raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.

Një gjë e tillë u bë e ditur me anë të një njoftimi në ‘Facebook’ nga MSH-ja, teksa ka lëshuar rekomandime edhe për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit.

“Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar pas situatës së krijuar si pasojë e të reshurave të shumta dhe vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse. Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar pas situatës së krijuar si pasojë e të reshurave të shumta dhe vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj dhe fabrika Drenas trajtojnë ujin me kapacitet jo të plotë.

Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,1mg-0,3mg/L.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë brenda standardeve.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L në tërë zonën e shërbimit.

Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet të vlohet para përdorimit.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: Vlerat e turbullirës brenda standardeve.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike rezultojnë brenda standardeve.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L

Për shkak të komunikimit të lumit Klina me resursin e Jarinës, uji ka kontaminim bakteror.

Rekomandojmë KRU “Hidrodrini” të ngrisë nivelin e kontrollit në procesin e trajtimit dhe në rrjetin shpërndarës.

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës:

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë.

Të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,25mg-0,35mg/L.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë, Kaçanik, Hani Elezit, Shtërpcë të gjitha mostrat e ujit janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2-0,3mg/L.

KRU “Hidromorava”- Rajoni Gjilan:

Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Gjilan janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.

KRU “Hidroregjioni jugor”- Rajoni Prizren:

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP Prizren janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3 mg/L.

IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit Pastrimi i të gjitha stabilimenteve në procesin e trajtimit Pastrimi i rezervoareve dhe rrjetit shpërndarës Riparimi dhe debllokimi i pusetave Sanimi i dëmtimeve ne rrjetin shpërndarës Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet.

Ekipet e Institutit Kombëtar vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie dhe me monitorim të rregullt, në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit