Skandal në Polici/ Efektivi i FNSH-së sherr në Bllok me shefin e operacionales, i drejtojnë njëri-tjetrit armët e shërbimit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 31.01.2023, 11:34

Një zënkë mes dy punonjësve të policisë në mbrëmjen e djeshme ka agravuar deri në përdorimin e armëve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Bllokut, pranë njësisë bashkiake numër 5.

Ajo që e bën skandaloze këtë ngjarje është fakti se policët nuk kanë qenë të një rangu të ulët, ku diku-diku edhe mund të mungojë qetësia dhe profesionalizmi.

Punonjësi i FNSh, Rigers Iljazi, bashkë me vëllanë e tij, Marjus Iljazi janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska.

Mësohet gjithashtu se të pranishëm në këtë konflikt ishin edhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi. “Top Channel” raporton se në këtë përplasje fizike gjendja ka agravuar aq shumë, sa të dyja palët kanë kërcënuar njëra-tjetrën me armët e shërbimit.

Pas kësaj ngjarjeje, të përfshirët në këtë përplasje janë shoqëruar në komisariatin numër 2 dhe janë nën hetim nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

Ky incident padyshim është një vulë e zezë për policinë, që tregon se ka pjesë të saj njerëz të paqëndrueshëm dhe të pa shkolluar, sipas parimeve që duhet të ketë ky profesion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit