Bullizmi, fenomen shqetësues në Shqipëri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.01.2023, 09:06

Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format kryesore të dhunës, që raportohet nga fëmijët dhe adoleshentët. Ekspertë, prindër dhe zyrtarë nënvizojnë se përballja me të është e vështirë edhe për shkak të formave të reja të komunikimit përmes rrjeteve sociale. Njohës të këtij fenomeni sqarojnë gjithashtu, se bullizmi frymëzohet më së shumti nga dhuna e shtrirë në masë të gjerë në shoqëri. Në sistemin arsimor parauniversitar, janë ngritur grupe multidisiplinare me qëllim parandalimin dhe minimzimin e fenomenit të bullizmit, i cili, sipas ekspertëve, nëse nuk trajtohet sjell pasoja të rënda në shoqëri në të ardhmen.

Sipas VOA, në Shqipëri fenomeni i bullizmit, si një nga format e dhunës, është mjaft i përhapur, në institucionet arsimore parauniversitare. Ai është kthyer në një shqetësim serioz për nxënësit, familjet si dhe drejtuesit e arsimit në vend. Sipas organizatave që mbrojnë të drejat e fëmijëve dhe adoleshentëve, bullizmi raportohet si forma kryesore e dhunës që shkel të drejtat e tyre, krahasuar me 5 vite më parë, kur më së shumti raportohej dhuna në shkollë, familje apo varfëria. Sipas vëzhguesve të fushës, kjo rritje lidhet edhe me prezencën në shkallë të gjerë të dhunës në shoqërinë shqiptare. Një nxënëse, që ka përjetuar bullizëm në një nga shkollat e kryeqytetit dhe që kërkoi të mbetej anonim, i tha Zërit të Amerikës se ai është i përhapur kudo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit