Udhëtimi fatal në Shqipëri/ Gjuetari italian vrau 15-vjeçarin me plumb “qorr” në 2003-shin, familja do 1 milion euro

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.01.2023, 10:24

Është hapur pas 20 vitesh çështja e vrasjes së një 15-vjeçari shqiptar nga një gjuetar, që kishte ardhur të gjuante në vendin tonë me një grup nga Italia. Gjykata e Viçenzës dhe më pas ajo e Apelit të Venecias kishin dënuar gjuetarin nga Malo dhe kompaninë e sigurimeve Generali Italia për dëshmpërblim prej 1 milionë eurosh të familjes së 15-vjeçarit të vrarë me armë gjahu.

Pavarësisht këtij vendimi, asgjë nuk është vënë në praktikë dhe çështja tashmë është spostuar në Kasacion, duhet të zgjidhet se cilët ligje duhet të zbatohen, ai shqiptar apo italian. Ngjarja ndodhi më 17 tetor 2003, kur gjuetarë nga Venecia kishin ardhur në Shqipëri për gjueti, të organizuar nga një agjenci. Një plumb “qorr” vrau Bledar Abdurrahmanin.

Në momentin fatkeq, 15-vjeçari po punonte në arat e familjes së bashku me babanë e tij. Fillimisht kreu i grupit të gjuetarëve fajësoi veten dhe kjo solli që ata të ktheheshin në Itali pa shumë telashe, bashkë me armët e tyre të gjahut. Evelino Casara u gjykua për vrasje nga pakujdesia, i dënuar në mënyrë të pakthyeshme në vitin 2009 nga Gjykata e Lartë e Tiranës me 3 vite burg.

Më pas familja e djalit e fali italianin. Ndërkohë, mosmarrëveshja ka ndodhur mes viteve 2018-2020, kur dy gjykata italiane dënuan Casaran dhe kompaninë Generali për të paguar një total prej 1 milionë eurosh për familjarët e viktimës. Do të shkonin nga 300 mijë euro për secilin prind si dhe nga 130 mijë për dy vëllezërit dhe gjyshen. 7 mijë të tjera do të shkonin për shpenzime të tjera.

Gjithsesi, gjuetari dhe kompania e sigurimeve paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë se pagesa nuk mund të kryhej për një krim të ndodhur në territorin shqiptar. Gjithsesi, kjo çështje pritet të zgjidhet në Kasacion. Është e dhimbshme që një çështje e tillë zvarritet 20 vite, me familjarët, që ende nuk janë shlyer, ashtu siç nuk i është shuar as dhimbja për humbjen e djalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit