Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë, me mbi 600,000 raste të reja në mbarë botën. Në vendin tonë, mesatarisht çdo vit sëmuren 150 gra dhe 20 gra humbin betejën me këtë sëmundje. Vetëm me një qasje gjithëpërfshirëse për parandalimin, shqyrtimin dhe trajtimin mund t’i japë fund kancerit të qafës së mitrës si një problem i shëndetit publik në vetëm disa breza.
Siç sqaron për MIA përfaqësuesja speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut dhe shefe e Zyrës së OBSH-së në Shkup, dr. Anne Johansen, shkaktar primar i kancerit të qafës së mitrës është virusi human papilloma (HPV). Bëhet fjalë, siç thotë ai, për një infeksion tepër ngjitës që transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual ose kontaktit lëkurë me lëkurë.
-HPV është një virus jashtëzakonisht i zakonshëm – 80 për qind e femrave dhe meshkujve seksualisht aktivë e marrin atë në një moment të jetës së tyre. Infeksioni i vazhdueshëm me një lloj HPV me rrezik të lartë mund të çojë në ndryshime anormale në qelizat e qafës së mitrës. Këto ndryshime quhen rritje (ose lezione) parakanceroze. Nëse nuk shërohen ose hiqen, ato mund të zhvillohen në kancer. Zakonisht duhen vite që këto rritje të zhvillohen në kancer të qafës së mitrës, thotë Dr. Johansen.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali tek Sheshi Skënderbej
I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
Qytetari nga Kavaja
Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
I riu zemërgjerë
Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
Djali që ndihmoi të moshuarin
Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
Greis dhe Rakel
Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.