Historia e 32-vjeçarit që fiton 38 mijë dollarë me gjysmë ore punë në ditë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 28.01.2023, 17:55

JP Mancini gjithmonë kërkonte luksin dhe pasurinë, por besonte se ishte e vështirë për t'u bërë i pasur. Janarin e kaluar, ai vendosi të jepte me qira jahtin e tij 11 metra të gjatë, i cili ishte ankoruar në Key West, Florida. Kur ngarkoi varkën e tij në një platformë të marrjes me qira të varkave të quajtur Boatsetter, ai siguroi 11 prenotime në një muaj dhe muajin pasardhës rezervimet u dyfishuan.

Duke e ndjerë si një mundësi, 32-vjeçari filloi të reklamonte varkën e tij në platforma të tjera të marrjes me qira të varkave si Get my Boat dhe më pas bleu një varkë të dytë më të vogël në Hampton, Virxhinia ku ai banon. Sot, dy varkat e Mancinit sjellin 38,000 dollarë në muaj të ardhura.

Sipas Mancinit, kjo punë kërkon vetëm gjysmë ore në ditë punë, e cila ka të bëjë me menaxhimin e rezervimeve dhe kontrollin e mirëmbajtjes së anijeve, por që bëhet nga kapitenët që paguhen nga qiramarrësit e anijeve.

Vitin e kaluar, të ardhurat neto të Mancinit nga ky punësim ishin 190,000 dollarë, rreth 100,000 dollarë më shumë se sa fitoi në kulmin e karrierës së tij si shitës me kohë të plotë. Në vend që të përdorte paratë për të shlyer 550,000 dollarë kredi, ai investoi në blerjen e anijeve të reja. Mancini synon t'i kanalizojë paratë e tij, përveç blerjes së varkave, në pasuri të paluajtshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit